Monaco – PSG, rezultati është thjesht i pabesueshëm (VIDEO)

320

Paris Saint Germain ka pësuar humbje në xhiron e tretë të Ligue 1.

PSG ka humbur si mysafirë i skuadrës së Monacos me rezultat 3-1.

Pjesa e parë i takoi skuadrës vendase, e cila realizoi dy gola, transmeton Telegrafi.

Joao Moutinho kaloi në epërsi skuadrën bardhëkuqe në minutën e 13-të takimit, ndërsa epërsinë e dyfishoi përmes penaltisë Fabinho, i cili realizoi gol në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, parisienët krejt çka arritën të bëjnë ishte zvogëlimi i avantazhit të vendasve.

Edinson Cavani shënoi gol me kokë në minutën e 63-të ndeshjes pas një harkimi të saktë të Sergio Aurier.

Pikërisht ky i fundit edhe vulosi rezultatin përfundimtar atë 3-1 për Monacon pasi realizoi një autogol në minutën e 82-të ndeshjes.

Pas kësaj humbje, PSG mbetet në pozitën e pestë me gjashtë pikë, ndërsa Monaco zë vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze me shtatë pikë.

http://www.dailymotion.com/video/x4q5bpx_all-goals-hd-monaco-3-1-psg-28-08-2016-hd_sport