Momenti kur Porto e “humbi” titullin në minutën e fundit të ndeshjes (VIDEO)

Skuadra e madhe portugeze, Porto e ka rrezikuar në masë të madhe titullin tri javë para fundit.

Porto që kishte pikë të barabarta me Benfikën në luftën për titull, ka barazuar befasisht dje në udhëtim te Rio Ave.

Porto po fitonte 0-2 në pjesën e parë, por në pesë minutat e fundit të ndeshjes u dorëzua duke pranuar dy gola.

Në minutën e 85, Rio Ave shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e fundit barazoi për 2-2.

Shpresa e vetme për Porton është Braga pasi që ndeshet nesër me Benfikën në ndeshjen që pritet të përcaktojë kampionin e ri në Portugali.