Momenti kur ish-ylli i Realit arrestohet nga policia spanjolle

Skandali i kurdisjeve ka tronditur edhe futbollin spanjoll gjatë ditës së djeshme (e martë).

Policia e Spanjës sot ka zhvilluar një aksion duke arrestuar futbollistë, ish futbollistë dhe zyrtarë të lartë të klubeve spanjolle që dyshohen për kurdisje të ndeshjeve.

Raul Bravo është një nga të ‘identifikuarit’ e autoriteteve spanjolle, pas hetimeve rreth kurdisjeve të ndeshjeve.

Një numër i lojtarëve nga e kaluara dhe e tashmja, së bashku me ekzekutivët e klubeve kanë qenë pjesë e të hetuarve në Spanjë.

Arrestimet janë kryer në kuadër të Primera Division dhe Segunda Division.

Image result for raul bravo real madrid

Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kurdisjen e disa ndeshjeve, ku kishin përfituar nga kompanitë e basteve.