Moderatorja shqiptare tallet me Interin: Vija baste për ta, por më humbisnin gjithmonë tiketat

Gea Braha është gazetare e njohur sportive shqiptare. Në një intervistë për median në Shqipëri, Gea tregon se në kohën kur prezanonte “Bar Skedina”, vinte baste dhe u bë eksperte.

“Po, kam vendosur baste dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh)

U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje”, është shprehur Gea.

“Kur nuk fitoja, ishte Interi shumë shpesh që më nxirrte nga loja”, shton bukuroshja.

Image result for Gea Braha

Ajo tregoi se ka marrë edhe oferta për t’iu futur kinemasë, por po i mendon.

“Po, madje kam marrë shumë. Por i shoh me kujdes, pasi duhet të jenë dhe bindëse. Nëse do të kishte diçka që ia vlen, pse jo”, është përgjigjur Gea.