Modelja zviceriane e pranon se ka bërë seks me Neymarin (FOTO +18)

Neymar raportohet se ka ngrënë darkë me modelen joshëse nga Zvicra, Liza Brito, para se të kalonin natën së bashku në ndonjë hotel.

Braziliani po e shfrytëzon mjaft mirë kohën e tij jashtë fushës, derisa po vazhdon rikuperimin nga dëmtimi në shputë.

Liza thuhet se ishte në një udhëtim pune në Paris kur miqtë e Neymarit e ftuan në hotelin e tij.

“Po, kalova natën me ta,” ka thënë ajo për mediet zvicërane.

“Isha me kolegë në Paris. Pastaj miku më i mirë i Neymarit na ftoi në një hotel.”

20-vjeçarja tha se ata darkuan së bashku, para se të riktheheshin në hotel.

Ajo shtoi: “Ne kaluam shumë mirë. U përshtatëm mjaft mirë dhe u lidhëm me tatu.

Llogaria e Lizas në Instagram është rritur dukshëm që prej kësaj ndodhie, por Neymar nuk e ndjekë më atë në platformën sociale.