Mjeku gjerman me parashikim të kobshëm për futbollin

Virologu gjerman, Jonas Schmidt-Chanasit, ka ngritur alarmin përsa i përket rifillimit të Bundesligës, duke theksuar se futbolli mund të mos rifillojë të paktën deri në fund të vitit.

Mjeku gjerman po ashtu deklaroi se për të qenë realist, ai nuk beson që sezoni aktual do të mbyllet, duke shtuar se edhe të luash pa tifozë nuk është zgjidhje, sepse përsëri njerëzit do të mblidheshin për të parë ndeshjet së bashku.

“Kam bindjen se futbolli nuk rifillon deri vitin tjetër. Nuk mendoj se është e mundur që sezoni aktual të përfundohet. Madje dhe ndeshjet pa tifozë nuk më duket e përshtatshme, sepse do të shtynin njerëzit të takoheshin për të parë ndeshjet së bashku. Për këtë arsye unë mendoj që vendimi për rifillimin e futbollit të merret i fundit, duke qenë se ka gjëra më të rëndësishme për t’u vendosur më parë”, deklaroi ai.