Mjekra tek meshkujt

865

Njerëzit që mbajnë mjekërr janë të mbrojtur nga dielli dhe nga kanceri në lëkurë. Pjesët e fytyrës të mbuluara me qime kanë për 30% më shumë mbrojtje nga UV rrezet. Sa më e dendur të jetë mjekrra, aq më i lartë është faktori mbrojtës.
Mund të parandalohet sulm asmatik
Burrat të cilët vuajnë nga astma për shkak të polenit ose pluhurit mund të kenë dobi nga mjekrra, sepse ato i zvogëlojnë simptomet. Mustaqet që e mbulojnë hundën mund të pengojnë depërtimin e alergjenit nëpër hundë e më pas në gjoks.
E ngadalëson plakjen
Qimet në fytyrë me kalimin e kohës mund t’i ndihmojnë lëkurës që të mbetet e re dhe në gjendje të mirë. Ato e pengojnë ujin që të thahet nëpër lëkurë me çrast e mbajnë të lagur, kurse e mbrojnë edhe nga era që e than dhe e dëmton shtresën mbrojtëse.
Mbron kundër gripit dhe rrufës
Mjekrra do ta ngrisë temperaturën në qafë dhe do të mbrojë kundër gripit dhe ftohjes. Qimet janë izolatorë që ngrohin. Mjekrrat e dendura dhe të gjata, të cilët e “bllokojnë” ajrin e ftohtë dhe e ngrisin temperaturën në qafë dhe janë një masë ndihmëse kur burri është i sëmurë.

Pengon infeksionet e lëkurës
Kur nuk ka rruarje nuk ka as lëndime dhe skuqje. Rruaja është shkaktari kryesor për disa infekcione bakteriale në pjesën e poshtme të fytyrës.