Mjekja serbe shëron Ronaldon

262

Marijana Kovacevic, e njohur për shërimin e shpejtë të lëndimeve të shumë prej futbollistëve të njohur, përmes përdorimit të placentës së kafshëve, tani do ta kurojë edhe Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez dëshiron t’i provojë metodat e saj, pasi i ka dëgjuar disa bashkëlojtarë teksa e lavdërojnë, transmeton The Sun nga The Informer.

Vincent Kompany, Glen Johnson, Robin van Persie, Branislav Ivanovic and Pablo Zabaleta, janë disa nga futbollistët e trajtuar nga Kovacevic.