Mjalte kanabisi

149

Një bletar francez i cili ka mbi 4300 ndjekës në Facebook dhe 700 në Instagram, e quan veten avokat të vetive medicinale të kanabisit dhe kërkon legalizimin e tij, trajnon bletët që të bëjnë mjaltë nga bima “çudibërëse”.

39-vjeçari ka më shumë se 20 vjet që është marrë me rritjen e bletëve dhe, siç pohon, i ka trajnuar ato për të bërë mjaltë nga pothuajse gjithçka.

“I kam trajnuar bletët të bëjnë shumë gjëra, si p.sh të mbledhin sheqer nga frutat në vend që të përdorin lulet”, shpjegon 39-vjeçari.

Nikolas e quan mjaltin e kanabisit të prodhuar nga bletët e tij “cannamjaltë” nga një teknikë trajnimi përmes së cilës bletët mbledhin rrëshirën të cilën e përdorin më pas në zgjua.

Substanca që del është rezultati i punës së bletëve: “Unë i njoh benefitet e produkteve të bletëve si mjalti, Propolisi, poleni, dylli dhe qumështi i bletës dhe gjithashtu njoh edhe përfitimet e kanabisit”, shprehet 39-vjeçari. /albeu.com/