Mjafton Dybala, Juve marshon sigurt drejt titullit

156

Juventusi ka parë të ‘Zitë e Ullirit’ për të mposhtur Sassuolon në fushën e vet.

Madje, mysafirët fare lehtë kanë mundur të marrin një pikë, sikur të realizonin rastet e minutave të fundit.

Juventus fitoi 1-0, falë golit të Paulo Dybalas që erdhi në pjesën e parë. Juve tani ka gjashtë pikë më shumë se Napoli, që ka një takim më pak të zhvilluar.