Misionar në Kosovë dhe Irak/ Humbi këmbën në luftë, golashënues me Kombëtaren

116

Salvatore La Mana i rikthehet pasionit të tij të hershëm, futbollit, edhe pse humbi këmbën e majtë në një mision ushtarak në Liban, në vitin 2009. Në atë periudhë ai ishte pjesë e ushtrisë italiane dhe më herët, ka qenë misionar në Irak dhe Kosovë.

Mediat italiane shkruajnë se paçka fatkeqësisë që e ndoqi, 35-vjeçari vijon edhe me një këmbë të ndjekë pasionin e tij, futbollin.

Ai bën pjesë në ‘kombëtaren italiane të të gjymtuarve’ dhe do të prezantojë vendin e tij në Olimpiadën e Orlandos që organizohet me ushtarakët e plagosur.

“Unë e dua sportin, për mua është jetë; më heq mendimet e këqija. E di që eksperienca ime vlen për stimul edhe për persona të tjerë me aftësi të kufizuara.

Unë në fakt e bëj këtë edhe për veten time: Ia vlen të marrësh pjesë, por mua më pëlqen të fitoj”,-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”.