Mirlind Daku ia bën sefte me Kukësin, realizon gol në miqësore përballë Vëllazërimit të Kërçovës

Mirlind Daku e ka gjetur tashmë rrugën drejt rrjetës qysh në ndeshjen e parë me Kukësin. Sulmuesi gjilanas ka realizuar në miqësoren e së martës përballë Vëllazërisë së Kërçovës në ndeshjen të cilën verilindorët e triumfuan me rezultat bindës 4-1, raporton Gazetasheshi.com.

21 vjeçari që erdhi te ish-kampionët e Shqipërisë në formë huazimi nga klubi kroat NK Osijek tregoi formë të lartë qysh në ndeshjen e parë të tij, teksa e gjeti fare lehtë rrugën drejt rrjetës.

Në “pokerin” e të besuarve të Shpëtim Duros realizuan edhe Vasil Shkurtaj dhe mesfushorin Vesel Limaj dhe Marko Çemaj.

Ky ishte testi i parë për verilindorët në drejtimin e trajnerit të ri Duro.

KF Vëllazërimi 1-4 FK KukësiMe golat e Dakut dhe Çemës kuksianët dominojnë ndeshjen.#ForcaKukësiMeTyPërTy 💙

Posted by F.K Kukësi Albania on Tuesday, August 13, 2019

/Gazeta Sheshi/