Mirel Josa zgjedh formacionin më të mirë të karrierës, asnjë lojtarë i Prishtinës (Foto)

Në 16 vite karrierë, ka përjetuar gjithçka. Dhe pa frikë mund të themi se Mirel Josa është “ekspert” në fitimin e trofeve.

Dhe 5 tituj kampionë, 2 Superkupa dhe 1 Kupë Shqipërie, janë dëshmia më e mirë. Për këtë të fundit nuk krenohet fort ndoshta, pasi erdhi në vitin më të errët te Tirana, e megjithatë arritjet e tij nuk mund të zhbëhen. Që prej 2003-shit kur nisi rrugëtimin si trajner, ka stërvitur një duzinë me lojtarë.

Në duar ka pasur “yje” dhe domosdo, derisa në shumicën e rasteve ka marrë edhe trofe. Por kur Mirel Josës i kërkohet që të “skicojë” formacionin më të mirë, fillimisht heziton: “Është pak e vështirë, por më jepni pak kohë…”.

Por insistimit të gazetës, 56-vjeçari nuk i dha një “jo”. Përkundrazi, mori një letër dhe na solli 11-shen më të mirë që ka drejtuar ndër vite. “Në portë është Shehi, në mbrojtje nga e majta në të djathtë kjo katërshe: Arapi, Jashanica, Dede e Ademir. Mesfusha me Shkëmbin dhe Orelesin e Lilajn në krahë, ndërsa në sulm zgjedh Sinanin të mbështetur nga Salihi dhe Muka”, thekson Josa, teksa bën përzgjedhjen e tij.

Shumë të huaj ka trajnuar duke filluar nga Tirana, Vllaznia, Skënderbeu apo edhe Prishtina, por vetëm një do ta veçonte ndër të tjerë. Bëhet fjalë për lojtarin që i ka shënuar edhe Interit pak kohë më parë në Champions dhe po shkëlqen te Slavia e Pragës: “Peter Olainka, pa dyshim”./Panorama