Mirel Josa konfirmon kapitenin e ri të FC Prishtinës pas largimit të Dallkut dhe Bekajt

Foto: Mirel Josa, kryetrajner i FC Prishtina (fotograf: Astrit Salihu/Gazeta Sheshi)

Tashmë nuk ka dilema! E thotë vetë Josa! Armend Thaqi është kapiteni ri i FC Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku 56 vjeçar nga Tirana ka konfirmuar mbrojtësin e krahut të djathtë si kapiten të ri të skuadrës pas pensionimit të Armend Dallkut dhe largimit të Visar Bekajt, i cili shumë shpejtë pritet të transferohet në Evropë.

“Sa të jem unë trajner, kapiten i Prishtinës do të jetë Armend Thaqi”, ka thënë ne një prononcim për “Zërin” trajneri i kësaj skuadre Mirel Josa.

Thaqi ishte kapiten i FC Prishtinës edhe në ndeshjen miqësore që ditë më parë ‘bardhekaltërit’ e zhvilluan me FC Shkupin në “Fadil Vokrri” (0-0).

Mbrojtësi nga Obiliqi është njëri ndër të preferuarit e trajnerit Josa dhe njëherit ndër lojtarët që ka kaluar më së shumti kohë me FC Prishtinan nga futbollistët aktual.

Fotografia e FC Prishtina
Armend Thaqi kapiten i FC Prishtinës gjatë ndeshjes përballë FC Shkupit

/Gazeta Sheshi/