Miqësorja Trepça – Llapi, çfarë ndodhi sot?

Miqësorja e parë e paralajmëruar për këtë vit ndërmjet Trepçës dhe Llapit, nuk është zhvilluar fare.

Ajo është anuluar për shkak të reshjeve të pandërprera të borës dhe temperaturave të ulëta, merr vesh Gazetasheshi.com.

Deri para pak ditësh, terreni me bari sintetik në Mitrovicë ka qenë i pastruar, por reshjet e fundit të borës kanë bërë që ai të mbulohet sërish, për çka ka rezultuat edhe me anulimin e ndeshjes.