Miqësore: Vëllaznimi – Prishtina ndahen në paqe

398

Ka përfunduar me rrjeta të pa prekura ballafaqimi ndërmjet dy rivalëve të vjetër Vëllaznimit dhe Prishtinës. Megjithëse dy skuadrat luajnë në kategori të ndryshme, dueli ishte mjaft interesant dhe me raste të shumta shënimi.

Prishtina e cila startoi me këtë përbërje: Muqiqi – Maxhuni, Kukaj, Leci, Dumani – Pefqeli, E. Krasniqi, Curri, Mankenda – Lushtaku /c/- Abdul, ka mundur të gjendej në disavantazh në minutën e 28 të ndeshjes, mirëpo gardiani Muqiqi nuk e lejoi një gjë të tillë, përcjellë Gazeta Sheshi nga faqja zyrtare e klubit prishtinas.

Paraprakisht ishte vetë Muqiqi që shkaktoi penalti ndaj një futbollisti rival brenda zonës, të cilën e priti me mjaft sukses.

Kështu dueli përfundoi 0-0, me 200 shikues të cilët kishin ardhur për ta ndjekur nga afër ballafaqimin e dy rivalëve të vjetër që dikur thonin fjalën kryesore në futbollin kosovar.