Miqësore: Feronikeli i hakmirret Renovës

359

Feronikeli i është revanshuar Renovës për humbjen e pësuar javë më parë, deri sa në duelin miqësor të zhvilluar në Kërçovë, skuadra e Afrim Tovërlanit triumfoi me rezultatin 4:2, përcjellë Gazeta Sheshi.

Megjithëse ishte vetëm një ndeshje miqësore, dy skuadrat treguan lojë tejet kualitative, me ç’rast treguan se janë gati për fillimin e sezonit të ri.

Kampioni në fuqi, Feronikeli, tani e disa ditë ka zhvendosur plan programin përgatitor në Maqedoni, në mënyrë që të bëhen gati sa më mirë për sezonin e ri futbollistik, që fillon për më pak se një muaj.