Miq jo vetëm në fushë, Manaj dhe Ujkani darkojnë së bashku me familjet

Rei Manaj dhe Samir Ujkani janë shokë jo vetëm në fushën e lojës. Sulmuesi postoi dje në “Instagram” dy fotografi, ku shihej se familjes së tij i ishin bashkuar edhe dy pjesëtarët e familjes Ujkani.

Manaj - Ujkani 1

Siç dihet, portieri dhe sulmuesi janë kolegë, pasi prej janarit luajnë së bashku te Piza e Xhenaro Gatuzos. Pjesë e klubit të Serisë B është edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares kuqezi, Edgar Çani.

Manaj - Ujkani 2