Ministri kroat i mbrojtjes, Josip Buljeviç, qëndron sot në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç sot do të qëndrojë, për vizitë zyrtare, në Kosovë. Ai do të vizitojë Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në orën 09:00, Buljeviç do t’i bëhet pritja ceremoniale ushtarake, Për të vazhduar pastaj në takim me ministrin e FSK-së, Haki Demollin.

Agjenda do të vazhdojë me takimin e përbashkët mes dy delegacioneve, ku pastaj në orën 10:10 do të ketë një konferencë për shtyp.

Josip Buljeviç do të vizitojë edhe Qendrën për Studime Universitare (QSU), të FSK-së./KosovaPress/

ss/ess.com/sq/siguri/josip-buljevic-qendron-sot-ne-kosove-66279/#sthash.ls6vlWJ9.dpuf