Ministri Gashi jep afatin e përfundimit të stadiumit të Prishtinës (VIDEO)

Ministri për kulturë, rini dhe sport Kujtim Gashi në një intervistë për emisionin sportiv Minuta e Fundit në Klan Kosova ka thënë se në fund të qershorit, stadiumi i Prishtinës do të jetë gati.

Sipas tij kosovarët më nuk do të shkojnë në Shkodër për ta parë Kosovën të luaj futboll, porse ndeshjet e ligës së kombeve Kosova do t’i zhvillojë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se UEFA ka sugjeruar të bëhen disa përmirësime, gjë që do të bëhen shpejt, e që edhe buxhet ka për ti mbuluar këto shpenzime.