Ministri Agani priti shefin e ri të UNMIK-ut në Kosovë

132

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, Zahir Tanin, u prit në takim nga Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Agani, njofton Klan Kosova.

Ky i fundit i uroi shefit të UNMIK-ut mirëseardhje në Kosovë, duke e vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e deritashëm në këtë masion dhe theksuar se Ministria që ai drejton do të vazhdojë punën së bashku me këtë mision, duke u mbështetur në realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri Agani e shefi i UNMIK-ut gjithashtu biseduan për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Tanin e siguroi ministrin Agani se UNMIK-u do të japë kontributin e vet edhe në fushat përkatëse për këtë ministri.