Milot Rashica është i mërzitur për këtë fakt

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është shprehur tejet i kënaqur me dy golat e realizuar për Werderin në fitoren 4 me 0 ndaj Augsburgut, të dielën në Bundesligë.

Rashica arriti të realizonte dy supergola në pjesën e parë, por ai u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas 36 minutash lojë për shkak të një lëndimi.

“Paraqitje e jashtëzakonshme e ekipit. Shumë i lumtur për tri pikët dhe golat! Mëkat që u desh ta braktisja fushën aq herët, shihemi në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Milot Rashica në rrjete sociale.

Ai ka shënuar 4 gola në 4 paraqitje me Werderin në vitin 2019.