Milot Rashica bëhet baba për herë të parë!

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka marrë njërin ndër lajmet më të mira të jetës, derisa në mesditën e së martës (19 maj) është bërë baba për herë të parë, transmeton Gazetasheshi.com.

Miloti është bërë baba i një djali, i cili ka lindur këtë mesditë.

Tiani është anëtari më i ri i familjes Rashica.

Lajmin e kanë konfirmuar dy prindërit e ri në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Miloti është i lidhur prej kohësh dhe bashkëjeton me partneren e tij.


/Gazeta Sheshi/