Milani “vuan” ndaj Zvezdës por kualifikohet, tutje shkon edhe Man Unitedi e Roma

145

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit të mbrëmjes së sontme në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Milani në “San Siro” ka barazuar 1:1 me Crvena Zvezdën, megjithatë ka siguruar kalimin tutje, për shkak se në Beograd shifrat ishin poashtu të barabarta (2:2), por italianët në Serbi shënuan dy herë si mysafirë.

Për “kuqezinjtë” shënoi Kessie në minutën e tetë nga penalltia, kurse serbët barazuan me Fardou Ben në të 25-tën minutë.

Tutje është kualifikuar edhe Manchester Unitedi që ndeshjen e sontme e luajti më shumë për statistika, pasi takimin e parë e kishte fituar 0:4. Rezultati në “Old Trafford” ishte i barabartë 0:0.

Image

Roma e Marash Kumbullës gjithashtu ka prerë biletën për në 1/8 e finales pas fitores 3:1 në “Olimpico” kundër Bragës.

Romakët fitoren e siguruan falë golave të Dzekos, Perezit dhe Mayoralit.

Image
Young Boys, Dynamo Kyiv, Dinamo Zagreb, Slavia Prague e Olympiacos janë skuadrat tjera që u kualifikuan në rundin e radhës.

Ja rezultatet e mbrëmjes:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

/Gazeta Sheshi/