Juventusi ka përmbysur rezultatin ndaj Milanit duke e mposhtur në fund 2:1 në ‘San Siro’, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të xhiros së 32’të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, ishte mbrojtësi Alex që shënoi me kokë në minutën e 18’të. Gëzimi i vendasve zgjatë shumë pak, pasi sulmuesi Mario Mandzukic barazoi gjithçka në minutën e 27’të.
Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushim. Pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët, të cilët gjetën golin e epërsisë në minutën e 65’të.
Pas kësaj fitoreje, Juve ngjitet në kuotën e 76’të pikëve, nëntë më shumë se Napoli që të dielën luan me Hellas Veronën.
Derisa kjo humbje, e lë Milanin në pozitën e gjashtë në tabelë me 49 pikë dhe gjenden shtatë pikë larg zonës Europa League.
https://www.youtube.com/watch?v=ttipV59nWGU&feature=youtu.be