Milani mposht Celtic dhe kalon grupet, zhgënjen Totenhemi – ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur 12 ndeshjet e Ligës së Europës, të cilat startuan në 18:55, të vlefshme për fazën e grupeve.

Milani ka mposhtur Celtic me përmbysje në “San Siro” me rezultatin 4-2, në një ndeshje spektakolare, e cila nisi keq për kuqezinjtë, por në fund u mbyll me fitore. Me 3 pikët e marra ditën e sotme, skuadra e Piolit shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet e dyta në grupin H, 1 pikë më pak se Lille kryesuese, por të dyja skuadrat kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën tjetër.

Ndërkohë Totenhemi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 ndaj LASK në Austri, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Braga mposhti AEK-un me rezultatin 4-2, ndërsa Leicester City u shtang, duke u mposhtur me rezultatin 1-0 nga Zorja.

Rezultatet:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm