“Milani mentalisht i dobët”

95

Mesfushori i Milanit, Juraj Kucka, ka thënë se ekipi Rossoner e ka mangësi mentalitetin.

Ekipi i Mihajlovicit është mposhtur 2-1 nga Juventusi në San Siro të shtunën, duke lënë shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve përfundimisht të groposura.

“Ne dhamë absolutisht më të mirën. Ne kemi shkuar për këtë dhe është mëkat që rezultati ishte i tillë”.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Kemi qenë shumë jo konsistent këtë sezon dhe duhet të ndërrojmë mentalitetin, që ka qenë dobësia jonë. Ne u kemi treguar të gjithëve se mund t’i mposhtim të gjithë, kështu që duhet që të fokusohemi në fund të mirë të sezonit”, deklaroi Kucka.