Milani me dy mungesa të mëdha ndaj Romës në Serie A

185

Milani tashmë e ka listën e futbollistëve për ndeshjen e kësaj mbrëmje në Serie A ndaj Romës.

Takimi fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Olimpik”.

Pioli për këtë takim ka udhëtuar pa sulmuesin kroat, Mario Mandzukic dhe Ismael Benacer që kanë pësuar lëndim të muskujve.

Ish sulmuesi i Juventusit u dëmtua gjatë një seance stërvitore para derbit të Milanit javën e kaluar, ndërsa Bennacer ishte larguar në barazimin 2-2 të Milanit kundër Crevena Zvezdës në Beograd.

Lista e skuadrës së Milanit për ndeshjen e Romës:

Portierë:  A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.

Mbrojtësit:  Calabria, Dalot, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Kjær, Romagnoli, Tomori.

Mesfushorët:  Çalhanoglu, Castillejo, Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali.

Sulmuesit:  Ibrahimovic, Leao, Rebic