Milani historik: kualifikohet pas 13 viteve në finalen e Kupës

102

Kishin kaluar saktësisht 13 vite nga koha kur Milan kishte shijuar për herë të fundit finalen e Kupës së Italisë. Në vitin 2003 daton hera e fundit e kuqezinjve, të cilët fituan trofeun duke mundur në finale skuadrën e Romës.

Ndërkohë, tani është skuadra e trajnerit serb Sinisa Mihajlovic, që përsërit suksesin e skuadrës së Carlo Ancelottit, duke siguruar kualifikimin për në finalen e kupës, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e dytë Alessandrian me rezultat 5-0.

Kuqezinjtë kishin arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino me rezultat 1-0. Derisa në duelin kthyes rradha ishte për goleadë, në të cilën vënë firmat e tyre: Menez dhe Romagnolli nga dy herë dhe një tjetër Balotelli në fundin e ndeshjes.

Rosonerët nesër mësojnë rivalin e ndeshjes finale, ndërmjet Inter-it dhe Juventus-it, me gjasë këtë të fundit, që ka triumfuar në duelin e parë me shifra të larta 3-0.