Milani ‘godet’ ëndrrën e Balotellit

98

Mario Balotelli është i huazuar në Milan nga Liverpooli deri në fund të sezonit. Ish sulmuesi i Manchester Cityt dhe Interit deri më tani nuk ka treguar asgjë për Rossonerët.

Kurse, drejtori teknik i klubit nga San Siro, Adriano Galliani i ka bërë me dije reprezentuesit të Italisë se duhet të japë më shumë nga vetja nëse dëshiron të mbetet në Milan.

“Siç kam thënë më parë, Mario nuk e meriton një marrëveshje të përhershme në këtë moment.Ai duhet të na bindë për të fituar një marrëveshje të përhershme.”, ka deklaruar Galliani.

Balotelli ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2018, por e dashuron Milanin dhe kërkon qëndrimin aty.