Milani e nderon në mënyrë të veçantë Cesare Maldinin

144

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka konfirmuar se do të organizojë një ceremoni të veçantë për të kujtuar legjendën e klubit, Cesare Maldini, i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 84-vjeçare.

Vdekja e Maldinit preku thellësisht gjithë botën e futbollit, veçmas italianët.

“Cesare do të nderohet në mënyrë të veçantë”, ka thënë Berlusconi për faqen zyrtare të klubit.

“Unë kam kujtime të jashtëzakonshme për të prej kohës kur isha tifoz i Milanit. Cesare më ka lënë mbresa të mëdha kur e fitoi me Milanin Kupën Evropiane në vitin 1963”, shtoi Berlusconi, transmeton Gazeta Sheshi.

“Vdekja e tij na ka preku të gjithëve. Secili tifoz i Milanit do ta kujtojë atë për kontributin që ka dhënë. Ne jemi mësuar me të dhe do ta kemi të vështirë pa prezencën e tij”.

Djali i Cesares së ndjerë është Paolo Maldini, gjithashtu një legjendë e Milanit, ndërsa te “Rossonerët” është edhe nipi i tij.

Ceremonia e varrimit të ish-kapitenit të Italisë do të mbahet nesër, me Berlusconin dhe futbollistët e Milanit që do të jenë prezentë.