Milani e do Pellen

90

Graziano Pelle është një sulmues shumë i respektuar në Angli dhe Holandë, mirëpo italiani nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në vendlindje.

Kështu në moshën 30-vjeçare ai mund të rikthehet përsëri në kampionatin italian.

Sipas Sky Sport ka raportuar se Milani e ka në listë transferimin e sulmuesit për në afatin kalimtar të verës.

Anëtari i skuadrës angleze Southampton ka treguar formë të lartë duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në Ligën Premier.

Milani mendon që gjatë verës të ofrojë rreth 12 milionë euro për transferimin e tij në ‘San Siro’.