Milani arrin marrëveshje me futbollistin e Realit

326

Milani thuhet se kanë rënë dakord për kushtet me ish-mbrojtësin e Real Madridit dhe Liverpoolit, Alvaro Arbeloa, si një agjent i lirë.

Mbrojtësi 33-vjeçar mund të luajë si një mbrojtës i djathtë apo i majtë dhe është në dispozicion, pasi kontrata e tij me Real Madridin ka skaduar.

Sipas Mediaset Premium dhe raporteve në Spanjë, Arbeloa ka arritur marrëveshje njëvjeçare me opsion për një mandat të dytë me gjigantin italian.

Ai u rrit në akademinë e të rinjve të Real Madrid dhe kaluar shumicën e karrierës së tij me ekipin Merengues.

Arbeloa gjatë karrierës së tij kishte një kohë të shkurtër në Deportivo La Coruna dhe ai u bashkua Liverpoolit në janar 2007, duke u kthyer në Madrid në verën e vitit 2009.

Milani arrin marrëveshje me Arbeloan