Milan zgjohet nga ëndrra, humbet ndaj Sassuolos

79

Ndalet Milani. Pikërisht në momentin më të mirë që “djalli” po kalonte, vjen një humbje shokuese nga Sasuolo, e cila e ka mposhtur pastër 2-0 ekipin e drejtuar nga Mihajloviç.

Duncan dhe Sansone ishin autorët e golave për ekipin e Di Francescos. Me humbjen e sotme, kuqezinjtë pothuajse i kanë thënë lamtumirë zonës Championspasi ndodhet 9 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Roma.