Milan tani me gjashtë lojtarë të lënduar

Milan është duke vuajtur nga lëndimet e lojtarëve.

Skuadrës italiane i është lënduar një tjetër lojtar, duke e çuar numrin në gjashtë.

Hakan Calhanoglu është larguar nga kampi i Turqisë, pasi ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Mesfushori turk ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të mungoj.

Mialn nuk mund të llogarisë as në lojtarët si, Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Giacomo Bonaventura, Lucas Biglia dhe Mattia Caldara, që janë poashtu të lënduar.