Milan siguron argjentinasin Jose Sosa, kërkon edhe Mangala

Jose Sosa do të jetë një lojtar i Milan-it të Vincenzo Montella-s. Kur dukej se operacioni nuk do të realizohej, pas deklaratave të bëra në muajt e kaluar nga lojtari dhe klubi i Besiktas, që ka vendosur ta lërë futbollistin jashtë ekipit, para se ta kthente në skuadër,  është gjetur marrëveshja mes milanezëve dhe turqve. Sipas të përditshmes “Hurriyet”, Besiktas është dorëzuar pas ofertës së fundit të Milan. Dy klubet kanë rënë dakord për 7,5 milionë euro. Tani Galliani duhet të arrijë një marrëveshje me lojtarin për kontratën.

https://www.youtube.com/watch?v=F2rto3C1CCI

Ndërkohë kuqezinjtë janë vënë në lëvizje edhe për të përforcuar mbrojtjen, duke u vënë në kontakt me menaxherin e Eliaquim Mangala, Jorge Mendes. Mbrojtësi francez është nxjerrë në merkato nga trajneri i ri i Manchester City-it, Pep Guardiola dhe lojtari është vënë në kërkim për një ekip të ri që do të ,und t’i garantojë atij vendin e titullarit. 25-vjeccari është blerë nga anglezët për 34 milionë euro dhe nuk është përfshirë nga trajneri spanjoll në listën e Champions League. Galliani do të kërkojë ta marrë lojtarin me formulën e huazimit.