Milan pranon ofertën e këtij klubi për Baccan

298

Sipas asaj që raporton ‘Calciomercato.com’, Milani tashmë ka arritur marrëveshje me West Hamin për Baccan, ku klubi anglez ka vendosur që të paguajë 30 milionë euro për kolumbianin – por ish sulmuesi i Sevillas ende nuk ka pranuar të transferohet në Premierligë.

“Kam kontratë edhe katër vite me Milanin’, tha fillimisht Bacca.

“Londër? Jam i lumtur në Milan, do të shohim se çfarë do të ndodh. Unë jam i qetë dhe jam i gatshëm për Milanin”, ishin fjalët e para të Baccas pas arritjes në Milan.

Ditë më parë Bacca tha se nëse largohet nga Milani, do ta bëjë për një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.

Kjo dëshirë mund t’i realizohet, pasi sipas ‘Calciomercato.com’, PSG’ja dhe Arsenali janë dy skuadrat që këmbëngulin par 29 vjeçarin, i cili kërkohet edhe nga Sevilla e Valencia.