Milan pranon lajm të tmerrshëm lidhur me Biglian

Pas barazimit me Real Betis dhe humbjes së pozitës së dytë në grup, Milan ka pranuar edhe një lajm të keq.

Ylli i skuadrës, Lucas Biglia, ka pësuar një lëndim i cili pritet ta mbajë jashtë fushave diku rreth katër muaj.

“Operacioni është kryer sot në Finlandë nga profesor Sakari Oravam, në prezencën e doktorit të klubit Stefano Mazzoni, ishte i suksesshëm. Shërimi i plotë kërkon katër muaj” shkruan në deklaratën e lëshuar nga skuadra e Milan.

Mungesa e mesfushorit argjentinas pritet të jetë humbje shumë e madhe për skuadrën e Gattusos.

Kujtojmë se lojtari është paraqitur në nëntë ndeshje në Serie A dhe dy në Ligën e Evropës para se të pësonte lëndim.