Milan interesohet për yllin e Tottenhamit

Milan janë të interesuar për një mbrojtës krahu.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Serge Aurier, i cili aktivizohet aktualisht me Tottenham Hotspur, ka zgjuar vëmendjen e ‘Rossoneri’.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’ Italy’, Aurier mund të kalojë te Milan gjatë verës.

Për të siguruar shërbimet e francezit, Milan duhet të heqin dorë nga kartoni i Davide Calabria ose Andrea Conti.

Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra franceze Monaco.

Mbetet të shihet se a do të nis Milan ndonjë ofertë zyrtare drejt Tottenham për kartonin e Aurier.