Mikrobiologu Raka flet për mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadiume dhe nisjen e kampionatit në futboll

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës ishte paraparë të startojë me 12 shtator, por është shtyrë për një javë.

Duke parë situatën me pandeminë Covid-19, FFK së bashku me MKRS dhe Ministrinë e Shëndetësisë kanë vendosur ta shtyjnë fillimin e edicionit të ri në Superligë.

E për futbollin dhe në përgjithësi sportin, ka folur për Telegrafin mikrobiologu Lul Raka në një intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahun në emisionin Përballje.

“Edhe për futboll të njëjtin qelës e kemi zbatuar para një muaji për nisjen e stërvitjeve jo vetëm në futboll po edhe në sportet tjera”.

“Sportistët duhet të përgatiten për të rinisur kampionati. Në shtetet e rajonit kanë filluar përgatitjet dhe ka qenë propozimi që të lejohen stërvitjet pasi janë në ambient të hapur”, ka deklaruar Raka.

Solidarity in Action - Anibar

Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në Luftën Kundër COVID-19, Lul Raka ka thënë se tifozët mund të rikthehen në stadiume me një kapacitet më të vogël.

“Çelësi i hapjes së kinemave me ¼ edhe më lehtë mundet të zbatohet në stadiume, por jo në këtë fazë të fillimit pasi e kemi vjeshtën dhe shkollat dhe kemi situatën epidemiologjike”.

“Mirëpo mund të zbatohet shumë lehtë në stadiume me kapacitet ¼ ose 1/6 e tifozëve”, ka deklaruar Lul Raka.