Mihajlovic: Me këtë skuadër nuk shkohet larg

83

Humori i trajnerit, Sinisa Mihajlovic, është përtokë pas barazimit që skuadra e tij e arriti këtë vikend kundër Chievos. Në përfundim të sfidës, 46-vjeçari ka shpërthyer gjatë një prononcimi të shkurtër për “Premium Sport”:

“Me këtë skuadër e kam të vështirë të bëj më shumë. Nuk shkojmë dot larg”. Ndërsa me tone më të buta është prezantuar përpara gazetarëve Nenad Sakiç, i cili zëvendësoi Sinishën dje në stol.