Mezanit nuk i mjaftoi as ndeshja e pestë për të shijuar fitoren e parë

Gentjan Mezani ende nuk ka arritur ta shijojë fitoren e parë në futbollin kosovar ndonëse ka pesë ndeshje që është në stolin e Gjilanit.

Tekniku nga Vlora ka regjistruar tri barazime dhe dy humbje, shkruan Gazetasheshi.com.

Këto statistika nuk janë të pëlqyeshme për faktin se tani Gjilani rrezikon shumë barazhin për largim nga elita.

Me pozitën e shtatë që e mban tani, Gjilani është vetëm tri pikë larg zonës së barazhit.

Ndryshe, gjatë periudhës ‘Mezani’ te Gjilani, skuadra ka shënuar dy gola, kurse ka pranuar katër.