Mezani: Presidenti nuk ma pranoi as dorëheqjen e dytë, është person unik

17
Gentjan Mezani së bashku me presidentin e klubit të Gjilanit, Florim Zuka

Flamurtari, Laçi, Luftëtari dhe Gjilani. Kjo është trajektorja që ka përshkuar Gentjan Mezani, tekniku vlonjat, i cili mbylli një tjetër kapitull të hapur të karrierës së tij si trajner profesionist. Mirëpo, për 45 vjeçarin nga Vlora, aventura e tij e fundit në Kosovë te Gjilani do të mbahet mend për shumë gjëra, shkruan Gazetasheshi.com

Nga barazhi drejt Evropës për të shkruar atë që nuk e kishte arritur askush më parë dhe për të lënë në gjysmë diçka për të cilën ende ka shpresë.

Në komunikatën e klubit ishte thënë që Mezani kishte ofruar dorëheqje një muaj më parë.

Sipas tij, është plotësisht e vërtetë që ka ofruar dorëheqje një muaj më parë për arsyeje familjare. Gjithashtu ka falënderuar përzemërsisht Presidentin e klubit, Florim Zuka.

“Është plotësisht e vërtetë. Unë kam ofruar dorëheqjen time një muaj më parë, pasi që kam patur arsyet e mia familjare për të cilat kam munguar dhe nuk e kam ditur kohën se kur do të mund të isha pranë ekipit. Kam biseduar edhe me presidentin e klubit dhe i kam thënë që ndoshta është më mirë të vjen një trajner tjetër dhe të jetë afër skuadrës, pasi që rikthimi im nuk ishte i garantuar, mund të vonohesha edhe më shumë. Megjithatë, kërkesa ime nuk është pranuar. Në bisedën që kam zhvilluar me presidentin, ai ma ka shfaqur besimin e plotë dhe ma ka ofruar rikthimin, për të cilin unë jam falenderues gjithmonë dhe jo vetëm për këtë, por për të gjitha që ka bërë ai në radhë të parë për klubin dhe më pas për Mezanin si trajner. Është njeri i jashtëzakonshëm që nuk e ka shoqin”.

/Gazeta Sheshi/