Mezani: Nuk na falet ky gabim, ja çfarë kam kërkuar nga futbollistët

Kryetrajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur i zhgënjyer pas barazimit të cilin e regjistruan futbollistët e tij në shtëpi në duel me Llapin (2-2), shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i gjilanasve theksoi se ky gabim i tyre është i pafalshëm, megjithëse e pranon që në garë janë edhe 18 pikë dhe se nuk janë dorëzuar në objektivin e tyre.

“Nuk na falet ky gabim, çdo ndeshje po gabojmë vet. Çdo ndeshje po kemi gabime indivuale. Jemi të merzitur për këto pikë që lam, por më vonë do ta analizojmë ndeshjen”, deklaroi fillimisht Mezani për “Super Sport Kosova”.

Gentjan Mezani – Kryetrajner i SC Gjilanit

“Sigurisht ka ende loje, janë edhe gjashtë ndeshje apo 18 pikë. Unë kam kërkuar gjatë gjithë kohës që këto ndeshje të japim maksimumin pasi që janë sikurse finale. Një gabim kushton, por gjithsesi ne nuk jemi dorëzuar”, përfundoi Mezani.

Në kuadër të xhiros së 28-të, ekipi i Gjilani takohet me Feronikelin në udhëtim.

/Gazeta Sheshi/