Mezani: Gjilani ka tifozët e mrekullueshëm, “Skifterat” kanë vendin e veçantë te unë

20

Flamurtari, Laçi, Luftëtari dhe Gjilani. Kjo është trajektorja që ka përshkuar Gentjan Mezani, tekniku vlonjat, i cili mbylli një tjetër kapitull të hapur të karrierës së tij si trajner profesionist. Mirëpo, për 45 vjeçarin nga Vlora, aventura e tij e fundit në Kosovë te Gjilani do të mbahet mend për shumë gjëra, shkruan Gazetasheshi.com

Nga barazhi drejt Evropës për të shkruar atë që nuk e kishte arritur askush më parë dhe për të lënë në gjysmë diçka për të cilën ende ka shpresë.

Mezani ka folur edhe për tifozët e zjarrtë të klubit, “Skifterat”.

Sipas tij, tifozët janë të veçantë pasi që e përkrahin me fanatizëm dhe pasion klubin “kuqebardh”.

“E mrekullueshme. Sikurse te “Skifterat” nuk kam parë fanatizëm dhe pasion për klubin. Na kanë mbështetur gjithmonë, në të mirë dhe në të keq. Ndaj unë jam falenderues ndaj tyre dhe ndaj çdo qytetari këtu në Gjilan që edhe pse ndoshta nuk ka ndjekur futbollin më ka ofruar mbështetjen sikurse të isha në shtëpinë time”, ka thënë Mezani.

/Gazeta Sheshi/