“Metodat e stërvitjes së Klopp dhe Conte janë ato të para 30 viteve”

229

Metodat e stërvitjes së Jurgen Klopp “shkatërrojnë lojtarët”, sipas ish-trajnerit të Uellsit Raymond Verheijen. Holandezi ka kritikuar Klopp dhe trajnerin e Chelsea Antonio Conte për mbingarkesën që i bëjnë lojtarëve gjatë fazës përgatitore, raporton Liverpool Echo. Verheijen edhe në të shkuarën ka sulmuar metodat e stërvitjeve që përdoren nga disa trajner të Premier League.

Antonio-Conte
Verheijen këtë herë ka përdorur medien sociale për të parashtruar problemin preciz të metodave stërvitore të përdorura nga Klopp dhe Conte, duke thënë se lojtarët janë në rrezik të dëmtohen.

klopp-sevila-650x358
44 vjeçari përshkruan në detaje “tre fazat” – dhe paralajmëron Liverpool mund të hyjë në një krizë dëmtimes. “Shumica e ekipeve e kanë përfunduar fazën 1 (faza e akumulimit të energjisë) dhe do të hyjë në fazën e dytë në të cilën disa lojtarë kanë për t’u dëmtuar. Mbas 2 javësh ekipi i parë që do të hyjë në një fazë krize dëmtimesh (faza 3). Mezi po pres momentin kur këta trajnerë të fajësojnë faktorë të jashtëm.”