Metallica me album të ri për nder të viktimave të sulmeve të Parisit

Bendi i njohur botëror Metallica, ka njoftuar se do të sjell albumin një album të ri i cili do t’i kushtohet viktimave të sulmeve të 13 nëntorit në sallën e koncerteve Bataclan në Paris.

Albumi do të titullohet “Liberté, Egalité, Fraternité, Metallica! – Live at Le Baraclan, Paris, France – June 11th, 2003”. Albumi do të titullohet ‘’ Liberté, Egalité, Fraternité, Metallica! – Live at Le Bataclan, Paris, France – June 11th, 2013’’. Albumi do të ndërtohet në disa këngë të përzgjedhura që bendi kishte përformuar në Bataclan në vitin 2013 më 11 qershorë, njofton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Të gjitha përfitimet që do të arrihen nga shitja e albumit, do të shkojnë në bamirësi për Francën, nismë kjo e një grupi filantropikë “Fondation de France”, që ka ngritur fonde për të mbijetuarit e 13 nëntorit dhe për familjarët e të cilëve humbën jetën nga këto sulme.

Sulmet terroriste në sallën e koncerteve Bataclan, lanë të vdekur të paktën 90 persona, ndërkaq albumi i cili do t’i dedikohet këtij rasti do të publikohet në prill të këtij viti.