Mesut Ozil e deshiron rikthimin te Real Madridi

547

Ka ende shumë ditë deri në përfundim të merkatos teksa një mulli thashethemesh vazhdojnë të hidhen në pah nga media europiane.

Në fakt, lajmi i fundit i madh vjen nga Gjermania, më saktësisht nga Bild, që siguron se Ozil do të jetë i gatshëm të lë Arsenalin për një rikthim në Real Madrid.

Sipas këtij informacioni, mesfushori gjermani do të ishte i lumtur të rikthehet në ekipin e Real Madridit menjëherë. Për të vërtetuar faktin, Bild thotë se bisedimet e Arsenal me Ozil për të rinovuar kontratën e ketij të fundit kanë ngecur.

Ozil u largua nga Reali tre vjet më parë, ku që nga kjo kohë Reali ka fituar dy Champions League, dy Superkupa të Europës, Kupën e Botës për Klube, Copa Del Rey ndërsa Mesut Ozil mezi ka fituar një FA Cup me Arsenalin.

Lojtari duket që jeton rehat në Londër, megjithatë, mungesa e fitimit të titujve në nivel ndërkombëtar është ajo që e bën atë të dyshojë në lidhje me rinovimin e tij me Arsenalin dhe kështu janë rritur thashethemet se ai është i interesuar për një rikthimi tek Real Madridi.