Mësuesi i matematikës më seksi në botë bëhet model i Armani-t

137

Një mësues matematike, që u bë i famshëm në botë pasi studentët e tij i postonin fotot online, tashmë është model për kompaninë Armani.

Pietro Boselli, italiani 27-vjeçar, shkaktoi kaq shumë befasi mes studentëve të tij në ‘University College’ në Londër.

Ai është nga qyteti i Negrarit në Itali.

Pasi u bë i famshëm, ai hyri në konkursin e mësuesit më seksi në botë dhe fitoi.

Boselli ka një doktoraturë të fituar në University College London.

Ai thotë se pavarësisht kësaj, po përpiqet që fama të mos i dëmtojë karrierën akademike.