Messi vs Ronaldo: Kush ka gola më shumë!?

171

Të dy kanë qenë më shumë se lojtarë të shkëlqyeshëm në futboll gjatë gjithë viteve të fundit, ku pak emra ka që u afrohen në nivelin e tyre.

Pele, Diego Maradona, Johan Cruyff dhe Alfredo Di Stefano janë emra që i dinë të gjithë në futboll, por deri vonë ishte e vështirë të imagjinosh dy të mëdhenj të të gjitha kohërave që bashkëjetojnë në të njëjtën epokë.

Por kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ata kanë shkuar kokë më kokë dhe kanë thyer rekorde për më shumë se një dekadë.

Messi ka fituar gjashtë çmime “Topi i Artë”, një më shumë se portugezi që ka pesë.

Golat me klube

Cristiano ka më shumë gola me klube sesa Messi. Të dy janë mbi 600 gola, por 664 i ka Ronaldo, më mirë se sa sulmuesi i Barcelonës që ka 656 gola.

Dy gola, het-trik, katër dhe pesë gola

Shënimi është një gjë, por shënimi më shumë se një herë në të njëjtën ndeshje është krejt tjetër gjë.

Messi, megjithatë, ka më shumë het-trika se sa Cristiano me klubet, megjithëse portugezi ka shënuar katër gola ose më shumë, më shumë herë sesa argjentinasi.

Golat me kombëtare

Cristiano e mund bindshëm Messin. Ai ka shënuar 102 gola me Portugalinë, duke e kaluar edhe rekordin ndërkombëtar të të gjitha kohërave që e mbante të Ali Daei me 109 gola.

Messi është prapa me 71 gola.

Cristiano, një titull më shumë dhe një kampionat evropian

PortugezI komandon në duelin e veçantë të titujve të Ligës së Kampionëve të arritur, me pesë. Messi ka rritur katër.

Përveç kësaj, Cristiano ka arritur të fitojë dy tituj me ekipin e tij kombëtar, një Kampionat Evropian dhe një Ligë të Kombeve , diçka që Messi nuk e ka bërë, pavarësisht se ka arritur në tre finale (Kupa e Botës 2014 dhe dy Kupat e Amerikës).